Ish-kapiteni i kombëtares së Anglisë dhe Manchester Unitedit, Wayne Rooney raportohet se muajin e kaluar ishte arrestuar në SHBA për dehje në publik.
BBC raporton se Rooney, që luan tani në MLS për DC United, ishte arrestuar më 16 dhjetor në Virginia, transmeton Koha.net.
Një zëdhënës i Zyrës së Qarkut Loudoun konfirmoi se Rooney ishte në paraburgim “me akuzën e intoksikimit publik dhe ishte arrestuar nga Policia e Autoritetit Metropolitan të Aeroporteve të Uashingtonit”.
Bëhet e ditur se ai nuk ishte mbajtur gjatë.
Dokumentet e gjykatës tregojnë se 33 vjeçari ishte liruar pasi kishte paguar një gjobë 25 dollarësh, dhe 91 dollarë për kundërvajtje.