Një ish-yll i Premier Leagues angleze në futboll është arrestuar në Irlandë pasi në makinën e tij i është gjetur kokainë në vlerë prej 4 mijë dollarësh, ka raportuar “The Irish Mirror” të premten.
Sportisti irlandez i cili është në të 30-at, u arrestua bashkë me një person tjetër për posedim droge dhe vozitje të rrezikshme.
“Nga automjeti u sekuestrua një sasi e drogës. Të dy personat janë dërguar në stacionin ‘Crumlin Garda’ sipas nenit 4 të Aktit të Drejtësisë Penale dhe janë akuzuar për këtë. Ata janë liruar me kusht, ndërsa para gjykatës do të dalin në një datë tjetër”, ka thënë një zyrtar për “MailOnline” të premten.