Ish-futbollisti i Republikës së Irlandës që u arrestua në Dublin të premten pasi posedonte kokainë në makinë në vlerë prej 4 mijë dollarëve, ka qenë pjesë e skuadrës së Arsenalit.
34-vjeçari Anthony Stokes, i cili luajti dy minuta në Kupën e Ligës për Arsenalin, u arrestua bashkë me një person tjetër, pasi kishte provuar të ikte me vrap, duke e lënë makinën që në të kishte sasi të madhe të kokainës.
Sulmuesi që përfaqësonte Republikën e Irlandës, nuk ka shënuar asnjë gol, pavarësisht se ka luajtur në nëntë ndeshje për shtetin e tij.
Stokes pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Skoci, duke luajtur për Celticun dhe Hamiltonin.