Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rondon mund t’i bashkohet Adana Demirsporit

Sulmuesi i Evertonit, Salomon Rondon mund t’i bashkohet Adana Demirsporit, raporton të enjten “The Times”. Te klubi anglez janë pajtuar ta lirojnë Rondonin pas transferimit të Neal Maupayt.

32-vjeçari i Venezuelës me Evertonin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ai më herët në Angli ka luajtur edhe për West Bromin dhe Newcastle.

Këtë edicion në Premier Leaguen e Anglisë ka luajtur 87 minuta ne tri ndeshje.