Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, ka shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së Al-Nassr.
Ronaldo ishte i pandalshëm në fitoren 4:3 përballë Al-Ahlit.
38-vjeçari e shënoi golin për 1:0 në minutën e katërt dhe për 4:2 në minutën e 52-të.
Al-Nassr pas shtatë ndeshjeve të luajtura ka 15 pikë, tri më pak se Al-Ittihadi.