Futboll

Ronaldo shënon golin e 950-të në karrierë

Cristiano Ronaldo

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, shënoi një gol në fitoren 2:0 të Al-Nassrit ndaj skuadrës Al-Hazem.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së gjashtë të elitës së futbollit arab.

Goli i shënuar të shtunën, ishte i 950-ti në karrierë për sulmuesin portugez.

Ronaldo i është afruar edhe më shumë shifrës së 1000 golave.

40-vjeçari Ronaldo realizoi për 2:0 në minutën e 88-të.

Golin e parë për Al-Nassrin e shënoi sulmuesi tjetër portugez, Joao Felix, në minutën e 25-të.

Al-Nassri është lider me 18 pikë. Skuadra Al-Hazem ka pesë pikë në vendin e 14-të.