Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo shpëton Realin nga humbja

Real Madridi ka arritur më vështirësi të siguroj një pikë ndaj Las Palmas në kuadër të La Ligas.

Reali kaloi së pari në epërsi përmes Iscos në minutën e tetë, transmeton Koha.net. Mysafirët barazuan shifrat përmes Tanausus, që shënoi dy minuta më vonë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pjesa e dytë filloi shumë keq për Real Madridin, pasi në minutën e 47-të Gareth Bale u ndëshkua me karton të kuq.

Këtë e shfrytëzuan shumë mirë mysafirët, të cilët më pas arritën të shënojnë edhe dy herë përmes Vieras dhe Boatengut.

Por, kur në fushë keni lojtarin më të mirë në botë atëherë gjërat janë më të lehta, dhe ishte pikërisht Cristiano Ronaldo ai që shënoi dy herë në minutat 86 dhe 90.

këtë barazim Reali arrin në kuotën e 56 pikëve, një më pak se Barcelona që mban vendin e parë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.