Real Madridi e ka fituar me përmbysje të rezultatit ndeshjen e xhiros së 22-të të La Ligas spanjolle.
Madrilenët të shtunën mbrëma fituan në udhëtim te Las Palmas me rezultatin 2:1.
Skuadra e drejtuar nga trajneri italian, Carlo Ancelotti, ishte në disavantazh prej minutës së 53-të.
Javier Munoz e shënoi golin për 1:0.
Por në minutën e 65-të, pasimi shumë i bukur i francezit Eduardo Camavinga, u kthye në asistim për Vinicius Juniorin, që barazoi shifrat me gjuajtje të saktë.
Golin e fitores e shënoi zëvendësuesi Aurelien Tchouameni, në minutën e 84-t.
Real Madridi vazhdon luftën e madhe për titull në edicionin aktual.
Pas 21 ndeshjeve ka grumbulluar 54 pikë.
Las Palmas mbetet me 31 pikë në mesin e tabelës.