Cristiano Ronaldo nuk do të paraqitet në konferencën e fundit për media të Portugalisë përpara ndeshjes hapëse të Kupës së Botës kundër Ganës të enjten, raporton Daily Mail të mërkurën.
Ronaldo ishte planifikuar të ishte përkrah përzgjedhësit Fernando Santos, por në fund është vendosur të mos marrë pjesë. Selektori i përfaqësueses portugeze do të jetë me Bruno Fernandesin.
Ronaldo është njoftuar se do të mungojë në konferencë për shkak të lajmit të publikuar të martën mbrëma nga Manchester Unitedi për shkëputje të kontratës.
Artikuj të ngjashëm