Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer në fitoren e Manchester Unitedi ndaj Norwichit me rezultatin 3:2. Ylli portugez realizoi “hat-trick” për t’ua dhënë fitoren “Djajve të Kuq” të shtunën në “Old Trafford”. Ky është “hat-tricku” i dytë për Ronaldon në Premier Laegue këtë edicion. Është lojtari më i vjetër që shënon “hat-trick” në kampionatin më të mirë në botë.
Te Norwichi ndeshjen e kompletoi Milot Rashica.
“Djajtë e Kuq” e nisën furishëm takimin duke shënuar dy gola të shpejtë.
Në minutën e shtatë Cristiano Ronaldo realizoi për 1:0. Ylli portugez shënoi edhe në minutën e 32-të për 2:0.
Norwichi ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutat shtesë të pjesës së parë me Kieran Dowell.
Në minutën e 52-të Teemu Pukki barazoi shifrat në 2:2.
Edhe
Përballja historike e Ronaldos dhe Modriqit në Toronto
Ronaldo “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 76-të për 3:2.
Manchester Unitedi pas 32 ndeshjeve në Premier League mban pozitën e pestë me 54 pikë.
Norwichi mbetet në pozitën e fundit me 21 sosh.