Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo shënon golin e 700-të në fitoren e Unitedit

Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e 700-të në nivel klubesh, në fitoren e Manchester Unitedit në udhëtim tek Evertoni.

Unitedi të dielën e fitoi ndeshjen e xhiros së dhjetë të Premier Leagues me rezultatin 2:1.

Alex Iëobi shënoi në minutën e pestë golin e epërsisë për Evertonin, por Unitedi i Erik Ten Hagut u kthye dhe e përmbysi rezultatin brenda pjesës së parë.

Antony në minutën e 15-të barazoi shifrat, ndërsa Ronaldo golin e 700-të e realizoi një minutë para fundit të pjesës së parë.

Ronaldo me Real Madridin ka shënuar 450 gola. Me Manchester Unitedin shkoi në kuotën e 144 golave. 101 gola të tjerë i realizoi me Juventusin, ndërsa me skuadrën e parë, Sportingun e Lisbonës, shënoi 5 gola gjithsej.

Unitedi pas tetë ndeshjeve të luajtura ka 15 pikë në pozitën e pestë. Evertoni në vendin e 12-të ka 10 pikë, në nëntë ndeshje të luajtura.

Artikuj të ngjashëm