Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

700 gola për Ronaldon në nivel klubesh

Cristiano Ronaldo ka shkuar në kuotën e 700 golave në nivel klubesh me skuadrat ku ka bërë karrierë deri tani.

Të dielën në kuadër të xhiros së 10-të të Premier Leagues angleze, portugezi Ronaldo shënoi në minutën e 44-rt për epërsinë 2:1 të Unitedit në udhëtim te Evertoni.

Ronaldo me Real Madridin ka shënuar 450 gola. Me Manchester Unitedin shkoi në kuotën e 144 golave. 101 gola të tjerë i realizoi me Juventusin, ndërsa me skuadrën e parë, Sportingun e Lisbonës, shënoi 5 gola gjithsej.

Gary Lineker, legjenda e futbollit anglez, ka bërë një postim të veçantë për sulmuesin portugez.

“700 gola në nivel klubesh për të pabesueshmin, Cristiano. Kjo i bie t’i shënosh 35 gola në çdo sezon, për 20 vjet. E mahnitshme!”, ka shkruar Lineker.

Artikuj të ngjashëm