Superylli botëror i futbollit, Cristiano Ronaldo, nuk ka të ndalur as në moshën 38-vjeçare.
Portugezi ka realizuar një gol dhe ka asistuar dy herë për bashkëlojtarët tek Al Nassr në Arabi, në fitoren e thellë të shtunën ndaj Al Hazemit. Al Nassr në fund triumfoi 5:1.
Ronaldo realizoi në golin e parë për Ghareebin dhe në të tretin për Otavion, para se të realizonte vetë golin e katërt.
Një gol e shënoi edhe superylli Sadio Mane.
Pas pesë ndeshjeve në Arabi, Al Nassr ka grumbulluar nëntë pikë.
Captain putting his mark on today's match? &After giving tow?️?️ it’s time to score top ? Cristiano Ronaldo نادي النصر السعودي - AlNassr Saudi Club pic.twitter.com/dcUslFnSRs
— Alamin Khan (@capra3425) September 2, 2023