Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo me Al-Nassrin eliminohen nga Superkupa

Cristiano Ronaldo dhe Al-Nassr janë eliminuar nga Superkupa e Arabisë Saudite.

Të enjten në mbrëmje, Ronaldo nuk la gjurmë në gjysmëfinalen që Al-Nassr e humbi nga Al-Ittihad 3:1.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “King Fahd International”.

Romarinho në minutën e 15-të dhe Abderrazak Hamdallah në minutën e 43-të, shënuan për Al-Ittihadin në pjesën e parë, kurse Anderson Talisca realizoi për Al-Nassrin në minutën e 67-të.

Golin e fundit për 3:1 e realizoi Muhannad Shanqeeti në minutën e katërt të shtesës.

Kapiteni Ronaldo e kompletoi ndeshjen e dytë qëkur u transferua nga Manchester Unitedi, por nuk e arriti finalen e parë.

Edhe Ronaldo me Al-Nassrin dështojnë në Superkupë Futboll Ronaldo me Al-Nassrin dështojnë në Superkupë

Finalja ndërmjet Al-Ittihadit dhe Al Feihas do të luhet të shtunën.

Al Feiha eliminoi Al-Hilalin.