Cristiano Ronaldo është rikthyer në qendrën stërvitore të Real Madridit, “Valdebebas”, katër vjet pas largimit nga klubi pas një periudhe ikonike në “Santiago Bernabeu”.
Ylli portugez, siç raportohet nga botimi spanjoll “Relovo”, është stërvitur i vetëm në objekt, teksa kërkon të mbajë veten në formë ndërsa kërkon një klub të ri.
Ronaldo ka qenë një lojtar i lirë që nga shkëputja e kontratës së tij me Manchester Unitedin. Thuhet se 37-vjeçari ka pyetur presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, nëse mund të stërvitej në “Valdebebas” për disa ditë, ku edhe e ka marrë lejen.
Ronaldo ka filluar stërvitjen e tij në terrenin e klubit të mërkurën, megjithëse ai është ndarë nga grupi aktual i lojtarëve të Realit që janë aktualisht në stërvitje. Ndërsa disa lojtarë po marrin një javë pushim pas eliminimit nga Kupa e Botës, Ronaldo nuk ka humbur kohë për t'u rikthyer në stërvitje.
Një palë e interesuar për shërbimet e Ronaldos thuhet se është Antero Henrique, kreu i Ligës së Yjeve të Katarit. Henrique thuhet se ka shkuar direkt te Ronaldo për të shprehur interesin për ta rikthyer atë në Katar pas Kupës së Botës.
Ai shpreson se Ronaldo do t'i bashkohet një klubi nga Katari, por portugezi po i shqyrton edhe opsionet tjera. Kishte gjithashtu raporte se Ronaldo mund të bashkohej me skuadrën e Arabisë Saudite, Al Nassr më 1 janar, të cilat i ka mohuar personalisht.