Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo kthehet në stërvitje me ekipin e parë të Unitedit

Cristiano Ronaldo është kthyer në stërvitje me ekipin e parë të Manchester Unitedit, të martën në qendrën stërvitore “Carrington”, ka njoftuar “Sky Sports”.

Ronaldo ishte lënë jashtë ekipit të Unitedit për ndeshjen e fundit ndaj Chelseat, si dënim për refuzimin e tij që të futet në lojë ndaj Tottenhamit dhe largimit të parakohshëm nga stadiumi.

Prej asaj situate, thuhet se trajneri Erik ten Hag ka qenë vazhdimisht në kontakte me Ronaldon dhe para se të rikthehet në stërvitje me ekipin e parë, ata nuk kanë pasur një bisedë direkte.

Ten Hag beson se Ronaldo e ka kuptuar mesazhin pas dënimit dhe dëshiron të vazhdojë përpara me punën e tij.