Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo konfirmon të ardhmen e tij

Cristiano Ronaldo e ka bërë të qartë se e ardhmja e tij është me Real Madridin, pas shumë raportimeve se portugezi do të largohet nga klubi spanjoll

Ronaldo është lidhur me një largim nga Madridi pas formës së dobët gjatë këtij sezoni dhe shkaku i problemeve me taksat, por portugezi ka qartësuar se nuk ka dëshirë të largohet nga Reali.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dua të qëndroj këtu, e dua këtë klub”, ka thënë Ronaldo. “E ardhmja ime në Madrid? Natyrisht”.

“Më pëlqen të jetoj këtu. Kam jetuar në këtë qytet që prej vitit 2009 dhe më ka pëlqyer moti e njerëzit. Është afër Portugalisë dhe mund të udhëtoj me veturë”, ka shtuar ai,

“Spanja është shtet i mirë, më pëlqen këtu. Natyrisht se dua të qëndroj. E dua këtë klub”, ka thënë veç të tjerash Ronaldo.