Cristiano Ronaldo i dha fitoren Manchester Unitedit të shtunën në “Old Trafford” ndaj Tottenhamit me tre golat e shënuar.
Ylli portugez kompletoi het-trikun e parë këtë sezon me Manchester Unitedin.
37-vjeçari është shprehur i lumtur me tregolëshin në duelin ndaj Tottenhamit.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur me het-trikun tim të parë që kur u ktheva në Old Trafford. Është ndjenjë fantastike për t’u rikthyer në fushë dhe të ndihmojë ekipin me gola dhe fitoren. Ne kemi dëshmuar edhe një herë se mund të mposhtim çdo ekip në çdo ditë, për sa kohë që punojmë shumë dhe qëndrojmë së bashku si një. Nuk ka kufi për njeriun. Të bashkuar! Pa marrë parasysh çfarë! Shkojmë”, shkroi Ronaldo në rrjetet sociale.
Ronaldo arriti kuotën e 807 golave në karrierën profesioniste.