Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit me skuadrën Al-Nassr në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.
Al-Nassr të enjten në mbrëmje fitoi në udhëtim te skuadra Al wehda me rezultatin 4:0, në ndeshjen e veçantë të portugezit.
Ronaldo realizoi katër gola në kuadër të xhiros së 16-të, dhe regjistroi tjera rekorde.
Ishte ndeshje historike për Ronaldon që shkoi në kuotën e 503 golave të realizuara në ligën e pestë ku ka bërë karrierë, në Portugali, Angli, Spanjë e Itali, tani në Arabinë Saudite.
Tri gola i ka shënuar me Sportingun e Libsonës. Me Manchester Unitedin kishte realizuar 103 gola, 311 me Real Madridin dhe me Juventusin, 81 gola gjithsej të shënuar. Tani me Al-Nassrin ka pesë gola gjithsej.
Serinë e golave në ndeshjen e fundit, Ronaldo e hapi në minutën e 21-të.
Më pas shënoi në minutën e 40-të.
Në minutën e 51-të ishte i saktë nga penalltia dhe e kompletoi “hat-trickun”, kurse golit të katërt iu gëzua dhjetë minuta më vonë.
Al-Nassr prinë në tabelë me 37 pikë, aq sa ka edhe Al-Shabab në vendin e dytë, me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Nga viti 2008 deri tani, Ronaldo ka kompletuar 51 tregolësha në nivel klubesh.
Të paktën katër gola brenda një ndeshjeje, Ronaldo i ka shënuar 11 herë gjithsej.