Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo shënon pas një kohe të gjatë

Cristiano Ronaldo ka shënuar gol pas një kohe të gjatë.

Të enjten në mbrëmje, Ronaldo dyfishoi epërsinë e Manchester Unitedit ndaj skuadrës së Sheriff Tiraspolit në udhëtim, në fazën grupore të Ligës së Evropës.

Ronaldo realizoi në minutën e 39-të nga penalltia.

Për të është goli i 699-të në nivel klubesh.

Ronaldo nuk e ka nisur mirë sezonin e ri. Për herë të fundit me skuadrën e Unitedit, sulmuesi portugez kishte shënuar më 2 maj të këtij viti, kundër Brentfordit në Premier League.

Dy gola i kishte realizuar me Portugalinë ndaj Zvicrës më 5 qershor, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Artikuj të ngjashëm