Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

937 gola për Ronaldon

Cristiano Ronaldon

937 gola për Cristiano Ronaldon. 

Këtë shifër të golave, superylli portugez e arriti me golin e shënuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ndaj Gjermanisë në minutën e 68-të. 

Portugalia është duke fituar 2:1 në “Munich Football Arena”. 

Vetëm me Portugalinë, Ronaldo ka 137 gola gjithsej. 

Florian Wirtz tre minuta pasi nisi pjesa e dytë e kaloi në epërsi Gjermaninë pas golit të shënuar me kokë. 

Goli u pranua vetëm pas rishikimit të situatës në VAR, pasi dyshohej për pozitë jashtë loje. Gjyqtari e vlerësoi situatën si të rregullt, ndonëse pati shumë protesta. 

Edhe Dy gola të Ronaldos në fitoren bindëse të Portugalisë Futboll 10 muaj më parë Dy gola të Ronaldos në fitoren bindëse të Portugalisë

Francisco Conceicao i barazoi shifrat me supergol në minutën e 63-të. 

Pesë minuta më vonë, Ronaldo realizoi për 2:1. 

Ai u asistua bukur nga Nuno Mendes.