Kylian Mbappe do të jetë në Paris Saint-Germain për një kohë të gjatë sipas Ronaldinhos. Legjenda e Brazilit ka thënë se sulmuesi francez është në skuadrën më të mirë në botë dhe se nuk i duhet të bëj ndonjë lëvizje.
Mbappe është duke u kërkuar nga Real Madridi, por Ronaldinho insiston se me PSG-në mund të fitoj shumë trofe. Me skuadrën franceze sulmuesi ka kontratë edhe gjashtë muaj. Ai ende nuk ka vendosur për vazhdimin e kontratës.
“Unë e imagjinoj se Mbappe do të jetë në Paris për një kohë të gjatë. Unë mendoj se Liga e Kampionëve është diçka që atij i mungon dh do të ishte e mrekullueshme nëse ai do ta fitonte me PSG-në. Të gjithë kanë mendimin se PSG-ja ka gjasa për ta fituar Ligën e Kampionëve për shkak të grupit të lojtarëve që kanë”, ka thënë Ronaldinho për kanalin zyrtar të klubit francez.
Ronaldinho në Paris luajti nga viti 2001 deri në vitin 2003.