Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldinho i lumtur për Messin

Ylli i dikurshëm i Barcelonës dhe Parisit, braziliani Ronaldinho ka përshëndetur kalimin e Lionel Messit te PSG-ja. Messi të martën mbrëma u prezantua nga Parisi.

“Është kënaqësi e madhe që kam luajtur në këto dy klube dhe tani ta shoh shokun tim të vesh këtë fanellë. Shpresoj të ketë shumë momente të gëzimit për Leon. Jam po ashtu shumë i lumtur për Sergio Ramosin dhe për grupin tjetër të lojtarëve. Po e nuhas Ligën e Kampionëve”, ka shkruar Ronaldinho.

Ai kishte shkëlqyer si te Parisi ashtu edhe te Barcelona. Mbetet prej lojtarëve më të dashur.

Artikuj të ngjashëm