Ousmane Dembele ka folur në superlativ për Lionel Messin dhe ka nënvizuar se ai është “lojtar i jashtëzakonshëm”.
Dembele të shtunën para gazetarëve tha se argjentinasi e ka ndihmuar atë që të bie në dashuri me klubin aktual, Barcelonën.
Dembele iu bashkua Barcelonës nga Borussia Dortmundi në vitin 2017 dhe luajti përkrah Messit për katër sezone.
“Ai është një nga lojtarët që më ka bërë ta dua Barcelonën, bashkë me Iniestan. Kam kaluar katër vjet me të. Ai është lojtar i qetë në dhomat e zhveshjes dhe ndihmon lojtarët e rinj. Ai më ka ndihmuar shumë. Është vështirë të kontrollohet në fushën e lojës dhe na duhet të bëjmë çmos që ai ta ketë topin në posedim sa më pak që është e mundur”, është shprehur Dembele.