Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele, ka thënë se nuk është i interesuar për t’u transferuar te Paris Saint-Germaini, dhe se është i lumtur në “Camp Nou”.
“Katër muaj më parë, unë nënshkrova kontratë me Barcelonën. Jam i lumtur këtu dhe dua të vazhdoj punën me Barcelonën. A më intereson Parisi? Jo, jam mirë te Barcelona. Është ambient i mirë për jetesë. Kam marrëdhënie të mira edhe me trajnerin. Kam besimin e trajnerit por edhe të kryesisë së klubit. Kjo të jep vetëbesim. Ndihem mirë dhe jam i lumtur”, ka thënë Dembele për “Eleven Sports” të premten.
25-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka shtatë asistime në 23 paraqitje gjithsej me Barcelonën në këtë sezon.
Artikuj të ngjashëm