Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, të hënën e fitoi “Topin e Artë” për edicionin 2024/25. Ai fitoi në konkurrencë të fortë me supertalentin e Barcelonës, Lamine Yamal.
Dembele është përgëzuar nga shumë tifozë dhe emra të mëdhenj të futbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdër ta ka qenë edhe superylli Lionel Messi, që është pjesë e Inter Miamit.
Sipas Messit, Dembele e ka merituar që ta fitojë çmimin kryesor individual në futboll.
“Urime, jam shumë i lumtur për ty. E meriton”, ishte komenti i Messit në një postim të cilin e bëri Dembele në rrjetet sociale.
Dembele gjatë fjalimit në skenë e përmendi Messin. Deklaroi se është shumë i lumtur që kishte mundësinë të luante përkrah argjentinasit dhe të mësonte prej tij.
Messi dhe Dembele kanë luajtur së bashku te Barcelona nga viti 2017 deri në vitin 2021. 38-vjeçari Messi është fitues i tetëfishtë i “Ballon d’Or”.
28-vjeçari Dembele në edicionin e kaluar i shënoi plot 35 gola në 53 paraqitje në të gjitha garat. I kishte edhe 16 asistime.