Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma vihet pas Herreras

Meksikani Hector Herrera pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A. Mediumet italiane kanë njoftuar të enjten se Roma ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Atletico Madridit.

Roma është gati të ofrojë rreth pesë milionë euro për transferimin e 31-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.

Herrera ka kontratë me Atleticon deri në fund të këtij edicioni, por ka kërkuar largimin nga kampionia në fuqi e Spanjës në muajin e ardhshëm.

Ai nuk është i kënaqur me hapësirën që i ka dhënë këtë edicion trajneri Diego Simeone. Në total, Herrera këtë sezon ka 11 paraqitje apo 322 minuta lojë në të gjitha garat për Atleticon, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Porto.

Artikuj të ngjashëm