Skuadra e Romës ka shprehur interesim për mesfushorin e Atletico Madridit, meksikanin Hector Herreran.
Bëhet e ditur se trajneri i Romës, Jose Mourinho po kërkon një mesfushor defensiv dhe po insiston në transferimin e Herreras para mbylljes së afatit kalimtar.
Herrera nuk është i kënaqur te ekipi spanjoll dhe ka kohë që ka kërkuar largimin.
31-vjeçari iu bashkua Atleticos në vitin 2019 nga Porto dhe në total ka zhvilluar 51 ndeshje për ekipin nga La Liga. Ai është kapiten i Përfaqësueses së Meksikës, për të cilën ka regjistruar 85 paraqitje. Herrera ka kontratë me Atleticon deri vitin tjetër dhe kartoni i tij vlerësohet rreth dhjetë milionë euro.