Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli i Atleticos pritet të transferohet në MLS

Mesfushori i Atletico Madridit, Hector Herrera, pritet t’i bashkohet ligës MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrata e meksikanit me skuadrën e Atleticos skadon në fund të këtij sezoni dhe ai pritet t’i bashkohet skuadrës Houston Dynamo, me kontratën që do ta lidhë atë me klubin deri në vitin 2025.

31-vjeçari, sipas gazetës spasnjolle “As”, pritet të përfitojë rreth 4 milionë dollarë në vit. Do të bëhej lojtari më i paguar në klub.

Herrera që u lind në Tijuana, iu bashkua Atleticos si futbollist i lirë nga Porto në vitin 2019.

Gjashtë vjet i kaloi në Portugali pasi u transferua nga skuadra meksikane, Pachuca, në vitin 2013.

Edhe Griezmann transferohet në MLS Futboll 4 muaj më parë Griezmann transferohet në MLS

Ai ka luajtur në 93 ndeshje për Meksikën dhe i ka shënuar dhjetë gola.

Ka luajtur 71 ndeshje për Atleticon dhe ka shënuar një gol e ka kontribuuar me katër asistime.