Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma suspendon përjetësisht tifozin për fyerje raciste

Roma ka suspenduar përjetësisht një tifoz për fyerje raciste që kishte bërë në rrjetet sociale ndaj mbrojtësit brazilian Juan Jesus.

Skuadra e Serie A e Italisë të premten ka publikuar imazhin e mesazheve, përfshirë detajet e llogarisë dhe ka konfirmuar se është raportuar incidenti në polici, transmeton Koha Ditore.

Denoncimi publik është përshëndetur nga tifozët nëpërmjet rrjeteve sociale. Ky hap i Romës ka dalë pasi trupi anti-diskriminues "Fare" ka thënë se autoritetet italiane të futbollit dhe sistemi disiplinor nuk po luftojnë si duhet racizmin.

Roma ka njoftuar se pronari i llogarisë në Instagram, që kishte bërë fyerje raciste ndaj Juan Jesusit do të jetë i suspenduar përjetësisht nga ndeshjet e Romës si vendase.