Interi ka lëshuar një komunikatë zyrtare pasi mbrojtësi Francesco Acerbi është larguar nga përfaqësuesja e Italisë për shkak të dyshimeve për fyerje raciste ndaj Juan Jesusit të Napolit. 36-vjeçari Acerbi është në qendër të zhvillimeve kundërthënëse pasi dyshohet se ka fyer në baza racore Jesusin në ndeshjen e së dielës me Napolin.
Acerbi u largua nga ekipi i Italisë dhe të hënën Interi doli me komunikatë.
“Interi e ka të drejtën të konsultohe me lojtarin e tij sa më shpejt të jetë e mundur për të sqaruar dinamikën e saktë të asaj që ndodhi mbrëmjen e kaluar”, ka shkruar klubi lider i Serie A. Nëse shpallet fajtor, Acerbi mund të dënohet me 10 ndeshje moslojë.