Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Acerbi mund të dënohet nëse vërtetohen fyerjet ndaj Juan Jesusit

Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi mund të dënohet për kohë të gjatë nëse autoritetet e futbollit të Italisë vërtetojnë që ai ka fyer lojtarin e Napolit, Juan Jesus në baza racore, në ndeshjen e së dielës në Serie A.

Juan Jesus ishte shumë i shqetësuar në pjesën e dytë, kur vrapoi për te arbitri, që më pas e ftoi Acerbin.

Në pamjet televizive dukej që Jesus i thotë arbitrit se Acerbi ka përdorur fyerje në baza racore. Ai po ashtu tregoi mëngën e fanellës, që kishte shenjën “mbajeni racizmin jashtë”, si pjesë e fushatës kundër racizmit.

Juan Jesus megjithatë nuk ka folur për atë që ndodhi.

“Ajo që ndodhë në fushë, mbetet në fushë”, ka thënë braziliani për DAZN. “Acerbi kërkoi falje, e kaloi pak kufirin me fjalët e tij. Ai është djalë i mirë. Ne jemi të rritur dhe mund ta zgjidhim atë në fushë. Ai kërkoi falje, ne vazhduam lojën dhe kur arbitri jep shenjë për fundin e ndeshjes, çdo gjë përfundon aty. Është në rregull”.

Acerbi nuk u ndëshkua nga arbitri.

Edhe Interi reagon pasi Acerbi largohet nga ekipi i Italisë Sport Interi reagon pasi Acerbi largohet nga ekipi i Italisë

Nëse federata italiane vendos të hap hetim, atëherë Acerbi mund të dënohet me së paku 10 ndeshje moslojë.

Shumë varet nga ajo që arbitri ka shkruar në raport.

Acerbi 36-vjeçar, nuk ka folur për mediat pas ndeshjes.