Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Lajm i mirë për Shqipërinë, Italisë i lëndohet qendërmbrojtësi me përvojë

Italia Euro 2024

Mbrojtësi i Interit, Francesco Acerbi, është detyruar të largohet nga skuadra e Italisë për “Euro 2024” për shkak të lëndimit.

Vendin e tij e ka zënë qendërmbrojtësi i Juventusit, Federico Gatti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Grupi i ftuar nga selektori i Italisë, Luciano Spalletti, është dashur të mblidhet në qendrën stërvitore në “Coverciano” për të nisur përgatitjet të premten, për Evropianin që në verë do të organizohet në Gjermani.

Selektori Spalletti ka ftuar në listën e gjerë 30 futbollistë, ndërsa vetëm 26 prej tyre do t’ia dalin të udhëtojnë për në Gjermani.

Acerbi ka fituar titullin dhe Superkupën e Italisë me Interin në këtë sezon, ndërsa largimi i tij është konfirmuar të enjten nga Federata e Futbollit e Italisë.

Italia në fazën grupore do të ballafaqohet me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë.