Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma shpërblen me biletë në finale 166 tifozët e pranishëm në humbjen turpëruese nga Bodo-Glimt

Roma do t'i shpërblejë 166 tifozët që ishin të pranishëm në humbjen 6-1 kundër Bodo/Glimt në tetor 2021 me bileta për finalen e Ligës së Konferencës.

Giallorossi u kualifikua në finalen e parë evropiane në 31 vjet, duke mposhtur Leicesterin 2:1 me rezultat të përgjithshëm. Skuadra romake do të takohet me Feyenoordin në Tiranë më 25 maj dhe mund të fitojnë trofeun e parë që nga viti 2008.

Atmosfera në “Olimpico” ishte emocionuese të enjten mbrëma dhe tifozët i dha shtytje të madhe Romës për ta siguruar vendin në finale. Nuk ka qenë një rrugë e lehtë për skuadrën e Jose Mourinhos që fituan grupin, pavarësisht se pësuan një nga humbjet më poshtëruese në historinë e tyre kur u mposhtën 6-1 nga Bodo/Glimt, ekip të cilën më pas e eliminuan në fazën çerekfinale.

Ndeshjen atë natë e ndoqën 166 tifozë të Romës dhe Roma i ka shpërblyer të gjithë me një biletë për finalen e Tiranës.

“Klubi ka vendosur të shpërblejë 166 tifozët e pranishëm në ndeshjen e 21/10/2021 në sektorin e mysafirëve të stadiumit Aspmyra. Për këta tifozë, klubi do të garantojë biletën. Lista e atyre që kanë të drejtë është hartuar bazuar në raportet e shitjeve të ofruara nga FK Bodo/Glimt. Prandaj, kodi do të dërgohet deri më 7 maj në adresën e emailit të përdorur për blerjen e biletës në portalin e biletave Bodo”, thuhet në njoftimin e klubit.

Edhe Lojtarët e Cityt me vendim të çuditshëm pas disfatës nga Bodo/Glimti Futboll Lojtarët e Cityt me vendim të çuditshëm pas disfatës nga Bodo/Glimti

Natën e 21 tetorit, tifozët e Romës ishin aq të zhgënjyer sa nuk pranuan të merrnin fanellat nga kapiteni Lorenzo Pellegrini dhe shokët e tij në fund të ndeshjes.