Skuadra e Lazios ka marrë vendim për t’ua rimbursuar koston e biletës për ndeshjen ndaj Mitdjyllandit të gjithë tifozëve italianë që ishin të pranishëm në tribuna.
Këtë vendim, Lazio e ka marrë të premten, një ditë pas humbjes poshtëruese nga Midtjyllandi.
Skuadra italiane u mposht 5:1 nga Midtjyllandi në duelin e xhiros së dytë të Grupit F të Ligës së Evropës.
Kjo disfatë zhgënjyese ka bërë që Lazio të reagojë duke ua rimbursuar paratë e biletave 225 tifozëve që kishin udhëtuar nga Italia në Danimarkë për ta përkrahur ekipin.
“SS Lazio do të rimbursojë koston e biletës së ndeshjes Midtjylland-Lazio për 225 tifozët e pranishëm të enjten në Danimarkë”, ishte postimi i Lazios në “Twitter”.
Pas dy ndeshjeve të luajtura këtë edicion në Ligën e Evropës, Lazio ka tubuar tri pikë.
-
Lojtarët e Cityt me vendim të çuditshëm pas disfatës nga Bodo/Glimti
-
Tifozët e Liverpoolit do të rimbursohen nga UEFA pas kaosit në finalen e Championsit
-
Lazio pëson humbje të thellë në Danimarkë
-
Roma shpërblen me biletë në finale 166 tifozët e pranishëm në humbjen turpëruese nga Bodo-Glimt
-
FIFA anulon biletat e 60 tifozëve që i morën ato gabimisht falas