Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lojtarët e Cityt me vendim të çuditshëm pas disfatës nga Bodo/Glimti

m c

Lojtarët e Manchester Cityt do t’ua kthejë paratë e shpenzuara në bileta 374 tifozëve që udhëtuan në Norvegji, dhe e përjetuan humbjen shokuese 3:1 nga Bodo/Glimti të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve. 

Biletat për tifozët mysafirë, që kishin çmimin e afro 30 eurove, do t’u kthehen sërish atyre dhe çmimi i përgjithshëm do të jetë afro 11 mijë euro. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo shumë e parave do të paguhet nga lojtarët e Cityt. 

“Tifozët janë gjithçka për ne. E dimë sakrificën e tifozëve tanë që udhëtojnë në botë për të na përkrahur. Ata janë tifozët më të mirë në botë. Po ashtu e kemi parë se kemi pasur përkrahje nga shumë tifozë që qëndruan në të ftohtë në ndeshjen e vështirë për ne në fushë. Mbulimi i kostos së shpenzimeve në bileta për tifozët që udhëtuan në Bodo është më e pakta që mund të bëjmë”, është thënë në një deklaratë të përbashkët të kapitenëve ku përfshihen Bernardo Silva, Ruben Dias, Rodri dhe Erling Haaland.