Manchester City ka pësuar humbjen e dytë rresht. Pas disfatës në fundjavë në derbi nga Manchester United 2:0, Manchester City, është befasuar në Ligën e Kampionëve. Pësoi humbje të rëndë nga skuadra norvegjeze, Bodo/Glimt. City humbi 3:1 të martën, në kuadër të xhiros së shtatë të ligës në Champions.
City i pësoi dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë për disfatën 3:1.
Kasper Hogh i shënoi dy golat e parë. Golin e parë e shënoi në minutën e 22-të, kurse të dytin në minutën e 24-t. Me rezultatin 2:0 përfundoi pjesa e parë.
Norvegjezët e nisën furishëm edhe pjesën e dytë. Pas një goli të anuluar, në minutën e 58-të shënuan edhe golin për 3:0.
Jens Hauge realizoi golin e tretë për Bodo/Glimtin, derisa golin e vetëm për Cityn e drejtuar nga Pep Guardiola e shënoi Rayan Cherki në minutën e 60-të.
Gjërat u vështirësuan edhe më shumë për Cityn kur në minutën e 62-të pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtuar mesfushori Rodri. Spanjolli kartonin e parë të verdhë e mori një minutë më herët.
City ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve e ka në shtëpi kundër gjigantit turk, Galatasaray.
City nga shtatë ndeshje ka fituar 13 pikë, kurse Bodo/Glimt gjashtë pikë.
Dramë në Norvegji, dy gola e një karton i kuq
Janë shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen Bodo/Glimt – Manchester City.
Fillimisht në minutnë e 58-të, skuadra norvegjeze shënoi golin për 3:0, ndëra dy minuta më vonë, Rayan Cherki ngushtoi epërsinë e norvegjezëve në 3:1.
Më pas, City ka mbetur me një lojtar më pak në fushë. Rodri në minutën e 62-të u përjashtua me karton të kuq.
Kartonin e parë të verdhë e mori një minutë më herët.
City po humb 2:0 nga Bodo/Glimti
Manchester City është duke pësuar 2:0 nga Bodo/Glimti pas pjesës së parë.
Ndeshja Bodo/Glimt – Manchester City i takon xhiros së shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Të dy golat u shënuan nga Kasper Hogh në minutat 22’ dhe 24’.
VIDEO:
🚨🇪🇺 KASPER HOGH OPENS THE SCORING FOR BODO GLIMT!
Bodo Glimt 1-0 Manchester City.pic.twitter.com/bgCGd5Hp6w— Tekkers Foot (@tekkersfoot) January 20, 2026
🚨🌍 Kasper Hogh (x2)
Bodo Glimt 2-0 Man City.
Follow @FootyFlixx for every goal as soon as they go in. ✅
pic.twitter.com/ZqSa8Z4nQH— Footy Flix (@FootyFlixx) January 20, 2026