Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma shënon gol në minutën e 91-të, avancon në çerekfinale

Roma ka shënuar gol në minutën e 91-të për të barazuar 1:1 me Vitessen, të enjten mbrëma.

Me këtë barazim, Roma ka avancuar në çerekfinale të Ligës së Konferencës, niveli i tretë i garave kontinentale për klube të futbollit.

Ishte Tammy Abraham që me golin e shënuar në kohën shtesë shmangu vazhdimet. Abraham shënoi nga afërsia pas një pakujdesi në mbrojtjen e Vitesses.

Maximilian Wittek shënoi supergol në minutën e 62-të për epërsinë e Vitesses.

Marash Kumbulla kompletoi ndeshjen te Roma. Ndërkohë Toni Domgjoni ishte i pazëvendësueshëm te Vitesse holandeze.

Edhe Kumbulla fiton ndaj Domgjonit në Ligën e Konferencës Sport Kumbulla fiton ndaj Domgjonit në Ligën e Konferencës

Roma ka avancuar falë fitores 1:0 në ndeshjen e parë.

Në çerekfinale të Ligës së Konferencës kanë kaluar edhe Slavia Praga, Leicester City, Marseille, PAOK-u, Feyenoordi, PSV Eindhoveni dhe Bodo/Glimt. Shorti tërhiqet të premten prej orës 15:00.