Roma është rikthyer sërish në pozitën e dytë të tabelës në Serie A.
Klubi romak ka mposhtur 3 me 1 Sassuolon për t’iu afruar Juventusit në krye në tetë pikë.
Defrel kaloi Sassuolon në epërsi në minutën e nëntë, ndërsa Paredes dhe Mohamed Salah rikthyen Romën në epërsi brenda pjesës së parë.
Edin Xheko në minutën e 68-të shënoi golin e tretë dhe të fitores për Romën.
Roma në tabelë ka 65 pikë, pas 29 ndeshjeve.