Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte dëshiron ta ketë në skuadër, Nicolo Zaniolon e Romës.
Por sipas mediave në Itali, Roma e ka refuzuar ofertën e Tottenhamit për futbollistin italian.
Klubi anglez kishte ofruar 29 milionë euro, plus futbollistin Rondon, ofertë e cila është refuzuar nga drejtuesit e klubit nga kryeqyteti i Italisë.
Roma kërkon rreth 50 milionë euro për ta lënë të lirë Zaniolon, i cili ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2024.
Raportohet se 23-vjeçari nuk dëshiron të largohet jashtë Italisë.
Artikuj të ngjashëm