Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma me ofertë për mbrojtësin Senesi

Marcos Senesi

Drejtuesit e Romës i kanë bërë ofertë zyrtare Feyenoordit për argjentinasin Marcos Senesi. “Calciomercato” ka shkruar të hënën, se Roma ka ofruar tetë milionë euro për mbrojtësin, i cili po pëlqehet shumë nga trajneri Jose Mourinho.

Mourinho po e sheh 25-vjeçarin si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes në sezonin e ardhshëm. Roma dhe Feyenoordi do të përballen këtë muaj në finalen e Ligës së Konferencës, ndërsa Senesi do të jetë titullar tek ekipi holandez.

Senesi, i cili iu bashkua Feyenoordit para tre vjetësh nga San Lorenzo, ka kontratë deri në vitin e ardhshëm. Në 48 paraqitje për Feyenoordin në të gjitha garat, Senesi ka kontribuar me tri gola e po aq asistime.

Artikuj të ngjashëm