Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma mbetet një muaj pa Zaniolon

Sulmuesi i krahut, Nicolo Zaniolo, do t’i mungojë për një muaj skuadrës së Romës, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të martën.

Zaniolo në ndeshjen e fundit ndaj Cremoneses ka lënduar krahun e majtë dhe është detyruar të largohet nga fusha në minutën e 42-të. Pas ekzaminimeve të bëra është konstatuar se Zaniolo do të qëndrojë jashtë fushës për të paktën katër javë.

Shkaku i lëndimit 23-vjeçari nuk do të jetë në gjendje të paraqitet të paktën në pesë ndeshje kampionale, përfshirë edhe derbin kundër Juventusit që luhet këtë vikend.