Roma është e interesuar për portierin e Atalantës, Pierluigi Gollini, raportojnë mediat në Itali. Menaxheri Giuseppe Riso pati takim me drejtorin e Romës, Tiago Pinto dhe bëhet e ditur se portieri italian do të transferohet te Roma gjatë verës.
Riso është menaxher edhe i lojtarë të tjerë të Romës, Gianluca Mancini dhe Bryan Cristante, kështu që bisedime pritet të jenë edhe më të lehta.
Gollini pritet të jetë zgjedhja e parë në portën e romakëve, pasi Pau Lopez, Antonio Mirante dhe Daniel Fuzato nuk e kanë të sigurt qëndrimin te Roma. Ndërkaq, Robin Olsen është i huazuar te Evertoni, me klubin anglez që ka të drejt të blejë në fund të sezonit.
Gollini nuk është zgjedhja e parë në portën e Atalantës, dhe kjo mund ta shtyjë atë që të kalojë te Roma ku i garantohet vendi i titullarit.