Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gollini në plane të Tottenhamit

Tottenhami është futur në garë për transferimin e portierit italian të Atalantas, Pierluigi Gollini, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Për portierin 25-vjeçar janë duke u interesuar edhe Aston Villa e Milani.

Gollini është transferuar te Atalanta pikërisht nga Aston Villa në verën e vitit 2018 për 3.8 milionë euro. Kontrata e Gollinit me Atalantan skadon në verën e vitit 2023.