Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma kërkon Bergwijnin

Sulmuesi i krahut të majtë, Steven Bergwijn mund të largohet nga PSV Eindhoveni gjatë kësaj vere për të vazhduar karrierën në Serie A, te skuadra e Romës.

"Gazzetta dello Sport" ka raportuar të martën se Roma ka shprehur interesim për shërbimet e 21-vjeçarit, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 40 milionë euro. Bergwijn te Roma shihet si zëvendësim ideal për Stephan El Shaarawyn, i cili javën e shkuar është transferuar në Kinë, te Shanghai Shenhua, transmeton Koha Ditore.

Bergwijn edicionin e shkuar ka patur paraqitje të mira te PSV Eindhoveni, duke realizuar 14 gola dhe asistuar 12 herë në 33 ndeshje në Eredivisie. Ai është reprezentues i Holandës dhe ka kontratë me PSV Eindhovenin deri në verën e vitit 2022. Interesim për Bergwijnin më herët ka treguar edhe ekipi i Bayern Muenchenit.