Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

El Shaarawy drejt Kinës

Sulmuesi i krahut, Stephan El Shaarawy do të largohet nga Roma për të vazhduar karrierën në Kinë.

Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Roma ka pranuar dëmshpërblim prej 18 milionë eurosh nga Shanghai Shenhua për El Shaarawyn. Ky i fundit, pritet që gjatë kësaj jave të zyrtarizohet te ekipi kinez dhe do të ketë një pagë vjetore prej 13 milionë eurosh.

El Shaarawy është kërkuar me ngulm nga trajneri i Shanghai Shenhua, Quique Sanchez Flores që e sheh si përforcim të duhur për ekipin e tij.

El Shaarawy 26-vjeçar, ka patur kontratë me Romën deri vitin e ardhshëm kurse edicionin e fundit, ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar shtatë herë në 33 ndeshje.

Ai karrierë ka bërë edhe te Milani, Monaco, Genoa e Padova kurse ka edhe 23 paraqitje me përfaqësuesen e Italisë.