Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

El Shaarawy transferohet në Kinë

Foto: Reuters

Stephen El Shaarawy ka zyrtarizuar transferimin në Superligën e Kinës nga Roma. El Shaarawy është prezantuar të hënën te Shanghai Shenhua.

Transferimi i tij ka kushtuar 18 milionë euro. El Shaarawy ka firmosur kontratë trivjeçare me pagë vjetore 15 milionë euro, raporton "Koha Ditore".

Ish-sulmuesi i Milanit kishte edhe një vit kontratë me Romën. Ai në tri vite e gjysmë me Romën realizoi 40 gola dhe asistoi 26 sosh në 139 ndeshje.

El Shaarawy 26-vjeçar po ashtu ka tre gola në 23 paraqitje me Italinë.

Mirëpo, ai duket se ka sakrifikuar karrierën në përfaqësuese për të bërë një transferim luksoz në Kinë, njëjtë siç bënë Sebastian Giovinco e Graziano Pelle.