Mbrojtësi spanjoll Marc Bartra ka gjasa të mëdha që edicionin e ardhshëm të luajë në Serie A.
Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se skuadra e Romës i ka bërë ofertë Real Betisit për transferimin e Bartras gjatë kësaj vere, transmeton Koha Ditore.
Bartra 28-vjeçar, ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro kurse Roma është e gatshme të paguajë rreth 25 milionë euro shërbimet e tij.
Bartra te Roma shihet si zëvendësim për grekun Kostas Manolas që do të largohet nga ekipi. Bartra ka kontratë me Betisin deri në vitin 2023 kurse këtij ekipi i është bashkuar në janar të vitit të shkuar nga Borussia Dortmundi për dhjetë milionë euro.
Në edicionin e fundit, Bartra ka regjistruar 46 ndeshje për Betisin në të gjitha garat kurse karrierë ka bërë edhe te Barcelona. Ai ka edhe 14 ndeshje me Spanjën.