Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma hyn në garë për Schikun

Raportohet se edhe Roma ka shprehur interesim për Patrick Shickun, por ka konkurrencën edhe të Interit.

Sulmuesi ishte pranë kalimit tek Juventusi këtë verë, por kishte dështuar të kalonte testet mjekësore për shkak të problemeve me zemër, transmeton Koha.net.

Përderisa problemi nuk ishte kronik, atij i është dashur që të pushonte për një muaj.

Megjithatë, La Repubblica raporton se Juventusi ende është i interesuar që të sigurojë shërbimet e tij.

Artikuj të ngjashëm