Përkundër mohimit nga Sampdoria, mediat italiane raportojnë se është pranuar nga ana e klubit oferta nga Interi për Patrik Schickun.
Pasi kishte dështuar transferimi i sulmuesit çek tek Juventusi, në garë për të ka hyrë Interi, që tani thuhet se ka siguruar shërbimet e tij, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas përfundimit të takimit me drejtuesit e Interit, avokati i Sampdorias, Antonio Romei kishte mohuar se Schicku ishte temë e bisedimeve, por Gianluca Di Marzio raporton se një marrëveshje është arritur.
Raportohet se Interi do të paguajë në dy pjesë 30 milionë euro për shërbimet e tij.
Transferimi i tij tek Juventusi raportohet se kishte dështuar për shkak të probleme kardiake të sulmuesit.